
I pranishëm në stadium ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili i dorëzoi trofeun ekipit të Besëlidhjes. Në një intervistë për “Star Plus”, Duka përgëzoi Besëlidhjen për titullin kampion dhe i uroi suksese në Kategorinë e Parë.
Poashtu, prezent në stadium ishin edhe presidenti i Besëlidhjes, Pjerin Fushaj, si edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Ndërkohë, nga ana tjetër trajneri Elvis Plori dhe futbollisti Ardit Hila u shprehën se falë angazhimit maksimal dhe mbështetjes së presidencës u arrit ky sukses.
Kështu, festa është e gjitha për Besëlidhjen, e cila e kurorëzon me trofe këtë sezon të jashtëzakonshëm.






