Besëlidhja ka arritur një tjeter fitore bindëse 1-9 ndaj Adriatikut 2012, në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin “Egnatia” në Rrogozhinë, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë.Skuadra lezhjane dominoi që në minutat e para të takimit, duke shënuar dy gola brenda 7 minutave dhe duke e mbyllur pjesën e parë me një avantazh të thellë. Edhe në pjesën e dytë, Besëlidhja vijoi me të njëjtin ritëm të lartë, duke realizuar edhe katër gola të tjerë dhe duke vulosur një fitore spektakolare.Dy herë në listën e golashënuesve u regjistruan Jobe dhe Raboshta, ndërsa golat e tjerë u shpërndanë mes disa lojtarëve, duke treguar forcën kolektive të ekipit.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, u shpreh se objektivi i vendosur që në fillim të kampionatit tashmë është arritur, pasi kur kane mbetur edhe 2 ndeshje jane 6 pike me larg se Sopoti i vendit te dhe kane nje golavarazh te theksuar.
Në ndeshjen e radhës ate te parafundimit te kampionatit, Besëlidhja do të përballet me ekipin e Shirokës në Lezhë, ku pritet të organizohet edhe festa e shumëpritur e ngjitjes në Kategorinë e Parë. Ky sukses vjen pas organizimit të klubit, nën drejtimin e presidentit Pjerin Fushaj.

Artikulli paraprakPASHKA NË ZEMRËN E NJË NËNE MIRDITORE
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE