Besëlidhja Studentore e Krishterë ka zgjedhur të shpërndajë disa dhurata për njerëzit në nevojë apo edhe shtresa të tjera të shoqërisë. Ndalesa e radhës ka qenë në spitalin rajonal të Shkodrës në pavionin e pediatrisë.

Fëmijët që gjendeshin në spital kanë marrë dhurata të ndryshme. Qëllimi është jo vetëm për të ndihmuar por edhe për të mësuar studentët me një kulturë të re, atë të vullnetarizmit. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe nxënësit e shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” të cilët vizatuan në muret e pediatrisë portrete të ndryshme për fëmijët me qëllimin për t’u ndjerë sa më mirë.

Artikulli paraprakMEDIAT DHE ROLI MBI URRETJEN DHE DISKRIMINIMIN
Artikulli tjetërISHSH: AKSIONI ANTI DUHAN, 3 KONTROLLE NË DITË