
Pasditja e së enjtes ishte historike për basketbollin lezhjan.Ekipi i Besëlidhjes ka siguruar daljen ne finalen e kampionatit, ku do te kete përballë Tiranën. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali e ka fituar edhe ndeshjen e dyte gjysmefinale ndaj Kamzes, madje kete here me lehte sesa ne ndeshjen e pare, duke triumfuar me rezultatin 87-58.Që në fillim ky takim ka nisur me epersinë e lezhjaneve të cilet e kane fituar perioden e pare më rezultatin 22-11, ndërkohë që Kamza është munduar të reagoje në të dyten të cilen e fiton 21-20, megjithate ajo shkon në pushimin e ndeshjes me një diference prej 10 pikesh ndaj Besëlidhjes.
Kjo e fundit ka arritur ta fitojë perioden e tretë 18-12 dhe po ashtu edhe të katerten 27-14 dhe ne kete menyre, e ka fituar edhe krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 87-58, duke u kualifikuar në finalen e kampionatit.Lezhjanet do të perballen me Tiranën, ku synojnë titullin kampion të këtij sezoni.Ky ekip i krijuar 2 vite më parë, ka arritur rezultate mjaft të mira, duke mposhtur ekipe me emer dhe rikthyer Lezhës lavdinë e dikurshme në sportin e basketbollit.






