Besëlidhja ka regjistruar një tjetër paraqitje mbresëlënëse në kampionat, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Lezhë ndaj Luzit të Vogel. Ekipi vendas dominoi takimin që në minutat e para, duke treguar qartë superioritetin në fushë dhe duke mos lënë hapësira për kundërshtarin.Ishte Rraboshta ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’, duke i dhënë avantazhin e hershëm Besëlidhjes dhe rritur besimin e skuadrës. Presioni vijoi edhe më tej, dhe në minutën e 29’, Marku dyfishoi shifrat pas një aksioni të mirëorganizuar.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 41’, Hila shënoi golin e tretë, duke vulosur praktikisht fitoren që në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, skuadra menaxhoi rezultatin me qetësi, duke administruar avantazhin dhe duke mos rrezikuar, ndërsa Luzi i Vogël nuk arriti të krijojë raste konkrete për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Teksa kane ngelur edhe tre ndeshje, me këtë fitore Besëlidhja vijon të kryesojë renditjen në Grupin A me 45 pikë, e ndjekur nga Sopoti i Librazhdit me 42 pike.

Artikulli paraprakPRAGSEZONI VEROR, VIJON PUNA PËR PASTRIMIN E TERRITORIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDALET NGA DINAMO