Me fitoren ndaj Erzenit në ndeshjen e luajtur të shtunën në Lezhë, Besëlidhja vijon të kryesojë kampionatin me 33 pikë.Në përfundim të takimit, i cili u mbyll me rezultatin 2-0, trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës që ai drejton. Sipas tij, ekipi është në rrugën e duhur për të arritur objektivin, ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Lagashtira e tejzgjatur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut ka ndikuar në terrenet sportive, në ndeshjet e luajtura brenda dhe jashtë vendit. Por, sipas Plorit, falë punës së mjekëve të ekipit, numri i lojtarëve të dëmtuar ka qenë minimal.

Pas tre pikëve të marra në Lezhë, ekipi lezhjan i Besëlidhjes do të përballet me Gramshin në ndeshjen e radhës, e cila do të zhvillohet të shtunën, e 21 shkurtit.

Artikulli paraprakMYSELIM, BANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS
Artikulli tjetërNJIHUNI ME “SURPRIZAT” E MOTIT PËR DITËN E SOTME