Besëlidhja ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Lezhjanët u ndeshën me Vorën, teksa sfida mes tyre u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e parë ishte e luftuar me të dyja ekipet që kërkuan të kontrollonin lojën dhe të krijonin raste për shënim. Në fakt, ishte Besëlidhja që gjeti avantazhin në minutën e 38-të, kur Akansase finalizoi me sukses një aksion të skuadrës së tij, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke bërë që lezhjanët të shkonin në pushim me epërsinë 1-0.

Pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, Vora u shfaq më kërkuese dhe arriti të rivendoste ekuilibrat në minutën e 53-të, teksa Gjyla u tregua i saktë para portës dhe shënoi golin e barazimit. Edhe pse pati përpjekje nga të dyja anët për të gjetur golin e fitores, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas ndeshjes, të dy trajnerët, si Elvis Plori i Besëlidhjes, ashtu edhe Arjan Bellaj i Vorës u shfaqën të kënaqur me miqësoren e zhvilluar.

Për Besëlidhjen dhe Vorën, kjo ishte një provë e rëndësishme në vazhdën e fazës përgatitore, me të dy ekipet që synojnë të jenë sa më të gatshme për sfidat zyrtare të sezonit 2026-2027.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNJË KËND I RI LOJËRASH NË LAGJEN XHABIJE
Artikulli tjetërMË PAK ZJARRE NË QARKUN E LEZHËS