Besimi fetar dhe familja si nje rrugetim, ka qene ne qender te nje konference mbajtur ne Shkoder.

Kjo konference eshte mbajtur nga Shoqata “Ne familje, per familjen” e cila operon ne shkoder qe prej vitit 2001. Te pranishem ne kete aktivitet kane qene perfaqesues te komuniteteve fetare dhe perfaqesues te pushtetit vendor, te cilet kane vendosur theksin ne rendesine qe ka familja ne shoqeri. Ky projekt synon ruajtjen fuqizimin dhe promovimin e lirive fetare ne shqiperi npermjet identifikimit te vlerave te besimit fetar ne familje dhe bashkejetesen fetare, si dhe bashkepunimin per nje shoqeri qe percjell vlerat e tolerances dhe te paqes.