Në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Arqipeshkëvi i Shkodër-Pultit, Giovanni Peragine. Kjo ishte hera e parë që ai drejtoi meshën e Krishtlindjes pas emërimit në këtë detyrë.
Gjatë predikimit, arqipeshkëvi Peragine theksoi se pavarësisht ndriçimit festiv në rrugë, sheshe dhe banesa, ekziston rreziku që kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes të mbetet në plan të dytë.
Ai bëri thirrje që festa të mos përjetohet vetëm në aspektin e jashtëm, por të shoqërohet me reflektim shpirtëror, vepra të mira dhe përmirësim personal.
Në mesazhin e tij, Peragine u ndal edhe te realiteti social, duke ftuar besimtarët katolikë të Shkodrës të jenë shembull në një shoqëri të përballur me varfëri materiale dhe morale.
Në meshën e shenjtë morën pjesë qindra besimtarë katolikë, të cilët kremtuan lindjen e Birit të Zotit, Jezus Krishtit.
Pas përfundimit të meshës së shenjtë rradha i takoi festivalit të fishekzjarreve të cilat ndricuan qiellin e Shkodrës për disa minuta .
Me një peshë të veçantë ishte dhe kremtimi i krishtlindjeve në dioqezën e Sapës e cila humbi drejtuesin e saj dom Simon Kulli pak ditë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
insert
Atmosfera e krishtlindjes erdhi në një transmetim live maratonë në ekranin e Star Plus .
Star Plus uron të gjithë besimtarët e krishterë gazuar Krishtlindjen

Artikulli paraprakMESAZHI I PARË ‘URBI ET ORBI’ I PAPA LEONE: TË ULEN ARMËT, RUSIA DHE UKRAINA DUHET TË DIALOGOJNË! UROJ PAQE NË GAZA
Artikulli tjetërBESIMTARËT ORTODOKS FESTOJNË KRISHTLINDJEN