Në një solemnitet të veçantë, besimtarët katolikë të Shkodrës ndoqën procesionin nga Katedralja deri te varrezat e Rrmajit, duke përkujtuar vuajtjet e Jezu Krishtit.
Procesioni i Udhës së Kryqit, me 14 ndalesa, është një moment reflektimi dhe lutjeje, ku çdo ndalesë shënon një pjesë të kalvarit të tij dhe të sakrificës për njerëzimin.
Ky moment shpirtëror paraprin festën e Pashkëve, që besimtarët do ta kremtojnë të dielën, duke sjellë mesazhin e ringjalljes, shpresës dhe jetës së re.

Artikulli paraprakBEKIMI I USHQIMEVE TË PASHKËS NË LEZHË
Artikulli tjetërKREMTOHET UDHA E KRYQIT NË LEZHË