Sheshi kryesor i qytetit të Shkodrës, ka mbledhur rreth tij besimtarët myslimane të cilët kanë kremtuar që në orët e para të mengjesit festen e fiter bajramit.

Falja e bajramit eshte kryer në orën 6 të mengjesit. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, gjatë fjalës së tij fillimisht shprehu solidarizimin e tij me ngjarjet tragjike që kanë tronditur Medinen, në Arabinë Saudite. Gjatë fjalës së tij para besimtarëve, Myftiu ka përcjellë mesazhe ndaj brezit të ri. Ndërkohë që ka ftuar besimtarët të mos ulin kokën ndaj të qënit myslimanë dhe të mos ken ndroje ndaj askujt. Bajrami i Madh, vjen menjëherë pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës myslimanët e devotshëm anembanë botës agjërojnë duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore.

Artikulli paraprakDREJTORJA E KOPSHTEVE NË SHKODËR SHTRON YFTAR PËR GRATË
Artikulli tjetërADMINISTRATA E BASHKISË VAU-DEJËS, VIZITË NË XHAMINË BUSHAT