Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme Kurban Bajramit në ‘pushtetin’ e masave të rrepta anti-covid. Të pajisur me maska dhe në distancë sociale, besimtarët janë mbledhur ditën e sotme në Xhaminë e ‘Kokonozëve’ në Tiranë për të kryer faljen e tyre dhe shprehur dashurinë dhe dedikimin e ndaj zoti.

Falja e Kurban Bajramit u krye në xhami në orën 06:30, ndërsa në 06:35 u mbajt hytbeja e Kurban Bajramit. Këtë vit besimtarët nuk mundën të kryenin haxhin në Mekë, për shkak të pandemisë, por edhe një falje ndryshe, besimtarët sërish kanë treguar se mund të jenë afër njëri-tjetrit por dhe zotit duke respektuar jetën e familjarëve të tyre dhe shoqëria me respektimin e masave anti-covid.

Në faljen e Kurban Bajramit kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkaka të pandemisë që ndali dhe kryerjen e haxhit dhe mbledhjes mes njëri tjetrit për të festuar. Spahiu theksoi se dashuria dhe shpirti i sakrificës mund të tregohet edhe në mënyra të tjera nga besimtarët myslimanë duke respektuar edhe masat e pandemisë.

“Dua t’ju përcjell urimet më të mira dhe falënderojmë Allahu pacit nga mëshira dhe bereqeti i zotit. Sot gjendemi në ditën e begatë të Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndodhet anë e mbanë. Qofshit të gëzuar me të afërmit e zemrës tuaj. Haxhi është pjesë e pandarë e besimtarëve myslimanë, ku është kulmi i përkushtimit fizik, por këtë vit për shkak të pandemisë mungesa e kësaj do të mbesë gjatë në mendjen e besimtarëve.

Besimtarët e mirë mund të nxjerrin mesazhet e duhura dhe të kuptojmë urtësinë e zotit në këtë drejtim. Sot do të kryejmë faljen e kurban Bajramit dhe kush ka mundësinë dhe therjen e kurbanit. Sot duhet ti jemi zotit mirënjohës që të gëzojmë dhe të tjerët me këtë festë me shpërndarjen e kurbani. Kjo nënkupton dashurinë dhe gatishmërinë e myslimanëve për të qenë aty në nevojë”, tha Spahiu