Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun Shkodër, Besmir Lesha, ka marrë sot mbështetjen e një sërë përfaqësuesish të bizneseve lokale në qytet. Gjatë takimeve me to Lesha ka prezantuar vizionin e tij për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë mes administratës vendore dhe sektorit privat.

Bizneset pjesëmarrëse vlerësuan qasjen e kandidatit për të krijuar një klimë më të favorshme për investime dhe për të nxitur punësimin, veçanërisht në rininë shkodrane.

Lesha u shpreh se prioriteti i tij do të jetë mbështetja ndaj sipërmarrjes vendase dhe krijimi i hapësirave të reja për zhvillim ekonomik në Shkodër.

Artikulli paraprakEDONA BILALI: NË PLAN NJË SËRË LEHTËSISH PËR BIZNESIN
Artikulli tjetërLULZIM BASHA TAKIM ELEKTORAL NË RRËSHEN