Ishte kënaqësi të takohesha në ambientet e selisë së Partisë Socialiste në Shkodër me Ambasadorin e Misionit të OSBE-ODIHR, z. Lamberto Zannier, si dhe me vëzhguesit afatgjatë të këtij misioni që mbulojnë qarkun e Shkodrës. Në fokus të takimit ishin çështjet dhe problematikat që lidhen me procesin e administrimit të zgjedhjeve, me një theks të veçantë në respektimin e ligjit elektoral.

Si kandidat i listës së hapur të Partisë Socialiste, ndamë së bashku situatën politike në Shkodër dhe frymën që unë personalisht dhe si forcë politike kemi përcjellë tek qytetarët dhe tek të gjithë kandidatët e tjerë.

Artikulli paraprakPE: KOSOVA TË BËJË REFORMA PËR T’IU AFRUAR BE-SË, TË HAPË KAPITULL TË RI BISEDIMESH ME SERBINË
Artikulli tjetërVATIKAN, DËSHTON MBLEDHJA E PAPËS SË RI, NGA KOKLAVA DEL TYM I ZI