
Në kuadër të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Besmir Lesha, zhvilloi një takim me themeluesit e shkollës së parë private të “Artit të Kuzhinës” në Shkodër – një institucion model që ka fituar reputacionin si lider në arsimin profesional në rajonin verior.
Gjatë vizitës, Lesha vlerësoi rolin e kësaj shkolle në certifikimin e kuzhinierëve, pastiçierëve dhe master shefave, të cilët sot janë pjesë e tregut të punës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mal të Zi dhe në vendet e tjera europiane.
Per drejtuesit e kesaj shkolle, zhvillimi që po merr Shkodra i jep hov edhe zhvillimit të biznesit.
Në këtë ditë me simbolikë të veçantë, kandidati socialist shprehu mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme që po bëhet në këtë shkollë dhe për mesazhet motivuese që, siç tha ai, e forcojnë bindjen për një Shkodër që ecën përpara.