Nga zona e Urës Dervishbeg, nga ku është lindur dhe rritur, kandidati i PS për Qarkun e Shkodrës Besmir Lesha ka nisur turin e takimeve në rrugët e qytetit. I shoqëruar edhe nga drejtuesi politik Benet Beci, Besmir Lesha ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Shkodrës në këtë rrugëtim të tij në politikë për të përfaqësuar Shkodrën në parlamentin shqiptar.

Banorët e zonës kanë vlerësuar kontributin që ai ka dhënë jo vetëm si banor i lagjes por edhe si drejtues ku ka qënë pranë shqetësimeve të komunitetit sa herë që është paraqitur nevoja e tyre. Si njeri i punës dhe jo i fjalëve dhe retorikës politike Besmir Lesha vjen në këtë garë me një mision për ti shërbyer qytetit dhe banorëve të të gjithë Qarkut Shkodër.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: PROGRAM KONKRET PËR BIZNESIN E VOGËL
Artikulli tjetërEDONA BILALI: VOTA PËR PS, ZHVILLIM PËR SHKODRËN