
Kandidatët e PS, Besmir Lesha, Kejsi Spahija dhe Onid Bejleri janë takuar gjatë pasdites së djeshme me banorë dhe biznese pranë zonës pedonale në qytetin e Shkodrës. Me shtrengime duarsh dhe mesazhe mbështetjeje kandidatët kanë marrë garancinë e banorëve të Shkodrës për të votuar numrin 5 në fletën e votimit si një vazhdimësi e punëve që po bëhen në qytetin e Shkodrës.
Ato kanë marrë garancinë për mbështetje masive në zgjedhjet e 11 Majit, për Partinë Socialistë dhe kandidatët e saj në listën e deputeteve të Qarkut të Shkodrës.