Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër Bensik Kastrati dhe Rudi Beci me detyrë përgjegjës në sektorin e legalizimeve në këtë drejtori janë arrestuar gjatë mbrëmjes së enjtes nga policia. Operacioni për arrestimin e tyre është drejtuar nga prokuroria e Shkodrës.

Sipas burimeve pranë kësaj prokurorie gjatë hetimit ka rezultuar se dy zyrtarët kanë kryer legalizimin e disa objekteve gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013.   Legalizimi është bërë për disa objekte të futura jashtë radhe dhe në kundërshtim me ligjin. Në mënyrë të kundërligjshme, këta dy zyrtarë, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe. Sipas akuzës dy zyrtarët e arrestuar kanë bërë legalizimin e një pallati 12-katësh. Nga aktet e ndodhura në këtë dosje legalizimi rezulton se më datë 20 gusht 2013 nga ana e punonjësve të ALUIZNI-t Shkodër është mbajtur procesverbali i konstatimit nga ku ka rezultuar se ky objekt është 11 katësh, sipërfaqja e parcelës ndërtimore është 1200 m2, sipërfaqja e bazës së objektit është 978,7 m2 dhe sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 11312,4 m2.Sipas policise behet me dije se arrestimi I ketyre dy shtetasve behet pas nje pune disa mujore nga strukturat e luftes kunder krimit ekonomiko – financiar te Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, ne kuader te “Legalizimi i Rremë”.Sipas burimeve te prokurorise se shkodres behet me dije se Në lidhje me këto fakte shtetasi Besnik Kastrati ka deklaruar se dosjet e legalizimeve merren në shqyrtim me zona kadastrale, meqënëse për këtë objekt kishte një komunikim me Drejtorinë Qëndrore, kishim detyrimin institucional për të operuar. Ai ka treguar se nuk ka patur leje të tjera legalizimi në lagjen “Liria” Shkodër.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/ko8k9E4YkJQ?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]