
Janë kthyer në vizitorët më besnikë të këtij bregu në liqenin e Shkodrës Nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ata kalojnë disa orë larg zhurmës së qytetit dhe rutinës së përditshme. Për këta të moshuar, sezoni i plazhit ka nisur që në mars e përfundon në muajin nëntor
Ata nuk presin vapën përvëluese të korrikut apo gushtit; për ta, rrezet e pranverës janë pikërisht ajo që u duhet. Ky vend është ideali ndërsa kujdesi për mbajtjen pastër të kësaj hapësire nga ana e tyre nuk mungon
Mjafton një rreze dielli, një radio e vogël për nostalgji dhe një shok për ndarë bisedat, për ta, plazhi i liqenit nuk është thjesht një vend, është rituali që u mban shpirtin të ri.






