
Prej më shumë se 20 vitesh janë besnik të liqenit të Shkodrës. Thujase çdo ditë këta të moshuar bëjnë plazhë në këto zonë të liqenit.
Uji i rrjellëshëm, ajri i pastër dhe qetësia që të ofron liqeni janë arsyet pse të moshuarit zgjedhin të bëjnë plazhë dhe të freskohen në këto ditë të nxehta vere në këtë zonë
Te moshuarit jo vetëm lahen në liqen por kujdesen edhe për të mbajtur pastër bregun ku qëndrojnë
Një thirje kanë edhe për intitucionet, që të ndërhyjnë për rehabilitimin e bregut dhe pastrimin e liqenit nga barishtet
Liqeni i Shkodrës para viteve 90 ishte mjaft i pëlqyer nga qytetarët shkodranë, por me kalimin e viteve mungesa e investimeve bëri që të zbehet frekuentimi për plazh.






