U ORGANIZUA NGA INSTITUTI “JUNUS EMRE”, BETEJA QË SOLLI PAQEN. Në kuadër të 100 vjetorit të luftës së Çanakalasë, betejës së madhe të shtetit turk, instituti “Junus Emre” në qytetin e Shkodrës ka nisur një sërë aktivitetesh të quajtura “Çanakalaja, rruga nga lufta në paqe”.

Në pedonalen “Kolë Idromeno” përmes një ekspozite me fotografi u shfaqën disa prej momenteve të asaj lufte që solli paqen. Në luftën e Çanakalsë morën pjesë edhe luftëtar nga Shkodra dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Qëllimi në atë betejë ishte të merrej gryka e Dardaneleve dhe Stambolli dhe të lihej jashtë Shtetit Osman në Luftën e Parë Botërore si dhe të ndihmohej Rusia. Në 18 mars, flota e Anglisë me atë të shteteve aleate të quajtura Antanta, filluan të godasin ngushticën e Çanakalasë si e vetmja mundësi për t’u futur në detin e zi dhe për të çuar armë në Rusi. Kur kuptuan se nuk mund të kalonin Çanakalanë, forcat e Antantës me 16 divizione u tërhoqën që të mos pësonin humbje më të mëdha përballë 3 divizioneve turke. Mbetet një prej betejave më të përgjakshme në mes dy ushtrive jo të barabarta në numër dhe armatime. Divizioni i 19-të turk i përbërë kryesisht nga shqiptar, udhëhiqej nga Mustafa Qemal Ataturku, me origjinë shqiptare duke u bërë më pas një prej reformuesve më të mëdhenj të Turqisë. 503 mijë ushtarë mbetën të vrarë nga ku 253 mijë të Antantës dhe 250 mijë ushtarë dhe civil të Turqisë.

Artikulli paraprakKONCERT-TRIO NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërKETI BAZHDARI ME BANORËT, E “SHTËPISË SË MUSHKAJËS”