Një përfaqësi e banoreve së bashku me përfaqësuesin e tyre ligjor u rikthyen sërish në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Thirë të Mirditës.Ata denoncuan kompaninë se vijon të kryejë punime në kundërshtim me vendimin e gjykatës që i kishte pezulluar dhe për këtë çështje njoftuan dhe policinë e Mirditës, por këta të fundit nuk reaguan në lidhje me shqetësimin e banoreve.

Avokati i banoreve Elton Laska thotë se kompania po punon në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin.

Banoret e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe të cilët preken nga ndërtimi i HEC-eve thonë se janë të vendosur në betejen e tyre ligjore kundër kësaj masakre mjedisore që po i bëhet kësaj zone.

Pas sinjalizimit nga banoret në terren mbërriten dhe grupi i punës i ngritur për këtë çështje nga Bashkia Mirditë.Ata bënë konstatimin në terren dhe njesia vendore pritet të dalë me një vendim bllokimi punimesh, pasi janë konstatuar mungesa në dokumentacion.Ndërkohë kompania SANG 1 që po ndërton HEC-et dhe Fabriken e Ujit në Fan të Mirditës, pretendon se Gjykata e Lartë e ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për pezullimin e punimeve, ndaj dhe kanë vijuar punen.

Artikulli paraprakFRITZ SELMANI: KRENAR TË NDJEK RRUGËN E BABAIT
Artikulli tjetërEDMOND TUPE TAKIM ME STUDENTËT PËR AUTIZMIN