Betohet Donald Trump, zyrtarisht President i SHBA: Pushteti do transferohet nga Uashington DC tek populli

Donald Trump është betuar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një ceremoni madhështore në Capitol Hill, ku marrin pjesë shumë personalitete, Donald Trump është bërë zyrtarisht Presidenti i 45-t amerikan. Gjatë fjalës tij pas betimit, Presidenti Trump theksoi se data 20 janar 2017 do të mbahet mend si dita kur pushteti do të transferohet nga kryeqyteti Uashington DC tek populli amerikan. “Së bashku do të vendosim kursin e Amerikës në përballje me sfidat. Sidoqoftë ceremonia e sotme ka një kuptim të veçantë sepse sot jo vetëm po transferojmë pushtetin nga një parti tek tjetra, por po transferojmë pushtetin nga Uashington DC tek ju, po ja kthejmë popullit. Për një kohë të gjatë, një grup i vogël ka marrë frytet e qeverisjes ndërsa populli ka marrë pasojat. Politikanët janë pasuruar por fabrikat janë mbyllur. Triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfet tuaja. 20 janari 2017 do kujtohet si dita kur populli do të bëhet drejtues i këtij vendi”, tha Presidenti i SHBA Donald Trump. Para Donald Trump, u betua edhe zv/Presidenti i SHBA, Mike Pence. Donald Trump pason në këtë detyrë Barack Obamën, i cili qëndroi në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 8 vite.Ne fjalen e tij Trump ka theksuar se“Koha për fjalë të kota ka mbaruar” “Ne duhet të mendojmë shumë e të ëndërrojmë edhe më shumë. Unë nuk do të pranojë më politikanë të cilët flasin pa vepra, ankohen vazhdimisht, dhe nuk bëjnë kurrë diçka për t’i zgjidhur gjërat,” thotë Trump. “Koha për fjalë të kota ka mbaruar, tani vjen ora e veprimeve. Mos lejoni askënd t’ju thotë se nuk mund të bëhet”. “Gjithmonë ndiqni solidaritetin” “Nuk duhet të ketë frikë. Më e rëndësishmja do të jemi të mbrojtur nga zoti”. “Terrorizmi radikal islamik” “Ne do të bashkojmë botën e civilizuar kundër terrorizmit radikal islamik, të cilin do ta ç’rrënjosim plotësisht nga faqja e dheut.” “Nuk ka vend për paragjykime” “Kur i hapni zemrën patriotizmit, nuk ka vend për paragjykime” “Të punësojmë amerikanë” “Ne do të kthejmë njerëzit tanë në punë. Do të ndjekim dy rregulla të thjeshta, të blejmë amerikanë dhe të punësojmë amerikanë” Amerika do të fillojë të fitojë sërish” Do të luftoj për ju me çdo frymë në trupin tim dhe nuk do ju zhgënjej kurrë. Amerika do të fillojë të luftojë sërish si asnjëherë më parë. “Ky është vendi juaj” Trump: “Kjo është dita juaj, është festa juaj, dhe ky vend, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vendi juaj. Burrat dhe gratë e harruara të vendit tuaj nuk do të jenë më të harruar.