
Biblioteka shkencore e universitetit “Luigj Gurakuqi” ka botuar bibliografinë e revistës “Cirka” e botuar në vitet 1936 – 1939. Olimpia Kakarriqi, përgjegjëse e fondit të albanologjisë dhe botuese e këtij studimi tregon për përmbajtjen kulturore dhe popullore të kësaj reviste.
Ky botim u vlerësua si një kontribut i shtuar jo vetëm për historinë e shtypit shqiptar, por edhe për të gjithë ata studiues të shtypit të asaj kohe. Të gjithë botimet e mëhershme të revistës “Cirka” ndodhen në arkivën e bibliotekën shkencore të universitetit “Luigj Gurakuqi”.