Bibliotekës së qytetit “Marin Barleti” I janë shtuar rreth 360 tituj të rinj librash. Drejtori Maxhid Cungu tha se fondi I librave pasurohet vazhdimisht nga bashkia Shkodër, po ashtu edhe nga shoqata të ndryshme.

Drejtori Cungu bëri të ditur se më së shumti është pasuruar fondi I letërsisë dhe fondi I librave për fëmijë.

Fondi I librave për këtë vit është plotësuar, ndërsa po punohet me anketimin e lexuesve për përzgjedhjen e titujve të rinj që do t’I shtohen fondit të bibliotekës “Marin Barleti” vitin tjetër