Biblioteka Publike “Marin Barleti” e Shkodrës po vijon procesin e digitalizimit nga viti 2007 ku aktualisht po punohet me fondin e antikuareve. Biblioteka ka në fondin e saj rreth dy mijë antikuare, që përfshijnë literaturë fetare, shkencore dhe historike. Digjitalizimi i tyre përbën një sfidë më vete, për shkak të rëndësisë dhe delikatesës së materialeve .

Katalogu digjital është i hapur për të gjithë në faqen online ku përdoruesit mund të shfletojnë, shkarkojnë dhe lexojnë materialet edhe offline.

Fondi digjital i Bibliotekës “Marin Barleti” numëron sot mbi 85 mijë faqe të skanuara, që përfshijnë ekzemplare dhe koleksione të hershme, të cilat gjatë periudhës së monizmit nuk ishin të aksesueshme për publikun e gjerë.

Artikulli paraprakAUTORI NADIR ZHABJAKU APELON: “ KTHEHUNI TEK LIBRI”
Artikulli tjetërSHTËPIA E FËMIJËS 0–5 VJEÇ,SHËRBIM DHE PËRKUJDESJE