Qyteti i Shkodrës po zgjeron dita-ditës traditën e përdorimit të biçikletës.

110 vite pas hyrjes së dyrrotakëve të parë në qytet, një tjetër lloj i këtij mjeti lëvizjeje është rishfaqur në rrugët kryesore. Në gjuhën italiane të quajtura Risciò (RISHO), këto janë biçikletat e para familjare të vendosura në qytetin e Shkodrës. Përmes këtij shërbimi të shtuar në qytet synohet që turistëve vendas dhe të huaj t’u ofrohen mundësi alternative për të vizituar disa prej objekteve historike të Shkodrës.

Bardhoku, njëri prej nismëtarëve për vendosjen së këtyre biçikletave familjare na tregon më tepër në lidhje me përparësitë që ato kanë. Në shumë qytete evropiane, biçikletat familjare apo Risciò-të (RISHOTË) përdoren si mjet turistik dhe ekologjik. Ato janë mjete transporti që shyhen nga forca e njeriut në të njëjtën mënyrë si biçikletat, ndërsa numri maksimal i peronave që mund të qëndrojnë në një të tillë është 8. Këto biçikleta familjare janë mjete shumë të njohura në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, LSI PREZANTON DEPARTAMENTET
Artikulli tjetërNURJA: MBLEDHJET E KËSHILLIT JO SIPAS RREGULLORES