
Në rrugët e Shkodrës, një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh përdorin biçikletat për lëvizje të përditshme. Megjithatë, shumë prej tyre nuk respektojnë korsitë e dedikuara, dhe zgjedhin të ecin në korsitë e makinave, duke rritur rrezikun e aksidenteve dhe duke vënë në rrezik si veten, ashtu edhe drejtuesit e automjeteve.
Në disa zona të qytetit janë ndërtuar korsira të dedikuara për qytetarët që lëvizin me biçikleta, por ato shpesh mbeten bosh. . Qytetarët preferojnë të lëvizin në rrugët e makinave, duke e bërë qarkullimin më të rrezikshëm.
Ndërsa Shkodra njihet si qyteti i biçikletave, siguria rrugore mbetet ende një sfidë. Kjo situatë ngre pyetjen nëse duhet të merren masa më të rrepta për rregullimin e qarkullimit të biçikletave, përfshirë edhe gjobitjen e atyre që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.






