
Zëdhënësi ukrainas i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko ka reaguar për qëndrimin e presidentin francez Emmanuel Macron i cili nuk pranoi ta quajë gjenocid masakrën e rusëve në Ukrainë. Ai thotë se janë të zhgënjyer nga qëndrimi i Macron.
“Ngurrimi i presidentit francez për të njohur gjenocidin e ukrainasve pas të gjitha deklaratave eksplicite të udhëheqjes ruse dhe veprimeve kriminale të trupave ruse është zhgënjyese”, tha Oleg Nikolenko.