Gara për president të Amerikës vazhdon të jetë akoma e ethshme, teksa kanë mbetur pa u numëruar votat në shtete kyçe.

Në Nevada, gara vazhdon të jetë e ngushtë, me Biden që udhëheq me 0.9 pikë më shumë se rivali i tij, Trump.

Joe Biden ka marrë deri tani në Nevada 49.4 për qind, teksa Trump ka arritur të marrë 48.5 për qind të votave. Saktësisht, Biden ka fituar 604 251 vota, përkundrejt 592 813 votave që ka marrë Trump.

Edhe pse Nevada fillimisht nuk ishte një shtet kyç për të fituar zgjedhjet në SHBA, po kthehet në një fushë-betejë të madhe mes rivalëve për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Biden deri tani ka siguruar 264 vota elektorale dhe nëse fiton votat e Nevadës, shkon në 270, aq sa i duhen për të fituar postin e presidentit. Donald Trump deri tashmë ka fituar 214 vota elektorale, por se udhëheq në disa shtete amerikane si Pensilvania, Karolina e Veriut dhe Gjeogjia.

Artikulli paraprakKAMIONI ME 2.6 TON MARIJUANË QË U KAP NË MALIN E ZI, PAS HEKURAVE 2 SHQIPTARË, NË KËRKIM NJË I TRETË
Artikulli tjetërPD PUBLIKON VIDEON: EDI RAMA PENGESA E VETME E TË ARDHMES EUROPIANE TË SHQIPËRISË, MË 25 PRILL SHQIPTARËT…