Shkodra është zgjuar sot nën reshjet e para të dëborës, të cilat kanë sjellë një pamje të veçantë në qytet.
Bora ka mbuluar qytetin me një shtresë të lehtë të bardhë duke I dhën një tjetër pamje qytetit. Për shumë banorë, këto reshje janë pritur me entuziazëm ndërsa kanë dalë në rrugët e qytetit për të shijuar dëboren përmes shëtitjeve, fotografive dhe buzëqeshjeve.
Bora i ka dhënë qytetit një tjetër gjallëri, duke e kthyer këtë ditë në një përjetim ndryshe nga e përditshmja.
Përveç atmosferës dimërore, reshjet kanë sjellë edhe një rënie të lehtë të temperaturave, të ndjeshme kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Pavarësisht kushteve atmosferike, situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërsa qarkullimi i automjeteve dhe aktiviteti i përditshëm vijojnë normalisht.. Autoritetet bëjnë me dije se po monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për problematika apo ndërprerje të shërbimeve.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, RAMA MBLEDH KOMITETIN E EMERGJENCAVE CIVILE
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR,221 HEKTAR NËN UJË