Por kjo rënie e naftës bruto në tregjet e huaja nuk reflektohet njësoj në vendin tonë nga vendimet e Bordit të Transparencës dhe kjo për disa arsye. Sipas Ministrisë së Financave bordi nuk bazohet në çmimin e naftës bruto por në ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës.

Rritet me 7 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet 223 lekë/litri! Nuk ndryshon benzina, gazi rritet me 1 lek

Së dyti, nuk e lejojnë marzhet e fitimit të caktuara për kompanitë dhe së treti ulja e çmimit të karburantit në vend po frenohet edhe nga forcimi i dollarit.

“Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim”, thuhej në vendimin e fundit të bordit të Transparencës të datës 24 shtator.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë aktualisht një dollar në vend po këmbehet afër 120 lekë, nga 116 që ishte në fillim të këtij muaj.

Aktualisht nafta në vend po shitet me 223 lekë/litri, nga 216 lekë që ishte, benzina tregtohet me 194 lekë/litri, kurse gazi mbetet i pandryshuar në 78 lekë litri.

Artikulli paraprakSYTË E MBARË BOTËS MBI ITALINË/ VETËM 51.16% E POPULLATËS KA VOTUAR, PJESËMARRJA ZHGËNJYESE NË KRAHASIM ME ZGJEDHJET E 2018-ËS
Artikulli tjetërQEVERIA MË E DJATHTË QË NGA LUFTA II BOTËRORE, GIORGIA MELONI KRYEMINISTRJA E PARË FEMËR E ITALISË