
Fluksi I lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Shtetas shqiptarë të shumtë por edhe të huaj, janë kthyer në vendet ku punojnë dhe jetojnë në Europë dhe jo vetëm. Nga të dhënat e siguruara nga drejtoria vendore e policisë Shkodër, rreth 17.163 shtetas kanë lëvizur në 48 orët e fundit. Nga këto, mbi 9 mijë janë shtetas të cilët kanë dalë nga territori shqiptar. Ndërkohë Shqipëria duket se ka qënë një ndër destinacionet e preferuara jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe të huaj.
Sipas të dhënave të rregjistruara, vihet re se ka qënë një numër tejet I lartë I shtetasve të huaj të cilët kanë hyrë në territorin shqiptarë përgjatë gjithë vitit. Ndërkohë, shtetas të shumtë vijojnë të zgjedhin Shqipërinë, kryesisht Shkodrën për të kaluar pushimet e tyre.
Vetëm në 24 orët e fundit janë rreth 768 shtetas të cilët kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike. Sipas burimeve në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, po punohet me të gjitha kapacitetet për përballimin e fluksit në dalje dhe evitimin e pritjeve të gjata për të kaluar kufirin.