Bie në kontakt me korrentin duke punuar, humb jetën 66- vjeçari

Një 66- vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në fshatin Selenicë të Ersekës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se 66- vjeçari, B.N, ka qenë duke punuar me autokombajnë në momentin që ka rënë në kontakt me korrentin, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. Njoftimi i policisë: Më datë 16.07.2017, në fshatin Selenicë- Ersekë, shtetasi B.N, 66 vjeç, banues në Selenicë, duke punuar me autokombajnë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PA SULMUES!
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS ÇIFTIN SHQIPTAR, GRUAJA VDES, BURRI RËNDË