Bie nga ballkoni i shtëpisë, humb jetën 47-vjeçari

Një 47-vjeçar ka humbur jetën mesditën e kësaj të premteje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kakozë të Gjirokastrës. Thimjo Naçiku 47 vjeç ka qenë duke punuar në ballkonin e shtëpisë së tij dhe ka rrëshkitur dhe ka rënë nga një lartësi prej 7 metër. 47-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjehereshme.