Një 40-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një godine. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:30 në rrugën “OSBE”.

I plagosuri që ra aksidentalisht duke punuar në banesën në pronësi të personit me inicialet R.M. është 40-vjeçari me inicialet R.D.

Sipas policisë punëtori i plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakGRABITËN DHE MASAKRUAN 85 VJEÇARIN, ARRESTOHEN 4 SHQIPTARË
Artikulli tjetërKËRCËNONTE GRUAN DHE 3 FËMIJËT SE DO T’I VRISTE, ARRESTOHET ME PISTOLETË NË DORË 54-VJEÇARI NË PETRELË