Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

Artikulli paraprakFLUKS I LARTË AUTOMJETESH NË PORTIN E DURRËSIT! 30 MIJË UDHËTARË NË VETËM 5 DITË
Artikulli tjetërBEGAJ DEKRETON ARBEN KINGJIN PËR MANDATIN E DYTË SI SHEF I SHTABIT TË FA