FOTO ILUSTRUESE

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht paraditen e sotme në Tiranë. Teksa ishte duke punuar në një pallat pranë sheshit “Shqiponja” ai ra nga lartësia. Policia bën me dije se i riu ndodhej në katet e sipërme të ndërtesës ku punonte si çdo ditë, por për arsye ende të paqarta humbi ekuilibrin edhe ra në tokë duke pësuar vdekjen.

“Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policë.