Një 25-vjeçare mbeti e plagosur në Mat pasi ka rënë aksidentalisht nga ura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.30 në fshatin Mallunxë,në vendin e quajtur fshati “Kumia e Tullave”, ku shtetasja F.T ka renë aksidentalisht nga ura duke hedhur plehrat.

25-vjeçarja është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.