Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Mangalem”, afër kishës së Shën Mërisë ka rënë një masiv shkëmbor, afro 7 m3, duke bllokuar qarkullimin në një nga akset kryesore të qytetit.

Fatmirësish, nuk ka pasur viktima. Bashkia e Beratit njoftoi se angazhoi forcat e saj, të cilat bën të mundur për një kohë të shkurtër heqjen e masës shkëmbore, pastrimin e rrugës, duke mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve. Në bashkëpunim edhe me institucione të tjera.

Bashkia e Beratit është duke marrë të gjitha masat për të shmangur rreziqet e rrëshqitjeve në këtë lagje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENTI, PLAGOSET 65 VJEÇARI U GODIT NGA NJË MAKINË
Artikulli tjetërPLAGOSET RËNDË ME THIKË NJË 56-VJEÇAR, ARRESTOHET AUTORI