Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 5.522 raste të reja me COVID-19.

Nga ana tjetër, numri i viktimave është 59, 10 më pak se një ditë më parë. Në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 129.766 viktima.

Sa i përket të shëruarave në 24 orë ato janë 7.122 ndërsa shkalla e pozitivitetit është 1.89%. Në të gjitha spitalet e territorit Italian, aktualisht, ndodhen të shtruar në njësitë e kujdesit intensive 558 pacientë, ndërsa në pavionet e zakonshme, janë 4.230 të shtruar, shkruajnë mediat italiane.

Artikulli paraprakCOVID-19/ BIE LEHTË NUMRI I INFEKTIMEVE, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 998 RASTE TË REJA DHE 3 HUMBJE JETE GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetër“AI U KTHYE NË SHTËPI”, MANCHESTER UNITED POSTON VIDEON DEBUTUESE TË CRISTIANO RONALDOS