Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka publikuar pamjet nga shkolla fillore e fshatit Golem në Lushnje. Ai thotë se mëngjesin e sotëm ka rënë tavani në një prej klasave, fatmirësisht kur nuk kishte fëmijë.

Ai publikon foto ku duken kolonat e dëmtuara, teksa pyet ky është arsimi si në Europë.

“Zoti ruajti femijët nga tragjedia!
Pamjet e mëposhtme janë te shkollës se fshatit Golem, Bashkia Lushnje.
Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije!
Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.
I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane.
Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje?
Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?
Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katrahure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ??
Ky eshte arsimi juaj si ne Europe??
Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve”, shkruan Korreshi.

Artikulli paraprakARTISTI NGA KOSOVA BËN MOZAIK FYTYRËN E MBRETËRESHËS ELIZABETH II, MERR VËMENDJEN E MEDIAVE NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ ASNJË HUMBJE JETE DHE 75 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT