Kosova ka shënuar një rënie të rasteve të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 1 mijë e 891 qytetarë ishin infektuar së fundmi.

Tragjik mbetet bilanci i viktimave pasi 18 pacientë humbën jetën.

Ndërkohë 1 mijë e 483 qytetarë u shëruan në po kaq orë.

NJOFTIMI NGA MSH E KOSOVËS

#Bashkëiadalim

28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

MARRË NGA BALKANWEB