Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën me dije se situata hidrike në kaskadën e lumit Drin vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm, me qëllim garantimin e një menaxhimi të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.
Sipas të dhënave më të fundit, nivelet e liqeneve paraqiten si më poshtë: Fierza 292.4 metra, Koman 171.5 metra dhe Vau i Dejës 74.7 metra. Ndërkohë, prurjet në kaskadë janë në nivelin 1000 metra kub për sekondë.
Prodhimi ditor i energjisë elektrike nga kaskada e Drinit ka arritur në 28 mijë e 300 megavat-orë, duke reflektuar një funksionim normal të sistemit energjetik.
KESH thekson se situata po ndiqet me kujdes në çdo moment, ndërsa strukturat teknike janë të angazhuara për të garantuar stabilitetin e prodhimit dhe sigurinë hidrike në të gjithë kaskadën.

Artikulli paraprakFLET AVOKATI I ERGYS AGASIT: DUAN T’JA HEDHIN ÇELËSAT NË DET, S’KANË ASNJË PROVË PËR TË
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, PËRMIRESOHET SITUATA NË SHKODËR