Kosova ka regjistruar sot një rënie rastesh nga COVID-19. 263 të infektuar ka pasur në 24 orët e fundit ndërkohë që dje kishte 352.

Nga ana tjetër asnjë viktimë nuk ka pasur sot.

8 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me COVID-19.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHENDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.

Në total numri i rasteve aktive është 2.271.

Artikulli paraprakLOJTARET E REJA, GATI PËR T’I DHËNË FITOREN VLLAZNISË
Artikulli tjetërEKSPERTËT AMERIKANË PARALAJMËROJNË MBI RREZIQE TË REJA TË LIDHURA ME COVID, THIRRJE QË VAKSINIMI TË BËHET I DETYRUESHËM