Depërtimi i masave ajrore të ftohta Polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura ku priten reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që orët e pasdites të zhvillojnë përkohësisht vranësirat në Qendër dhe Jug të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -8°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 10°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDIQNI INTUITËN DHE MOS KINI FRIKË TË MERRNI VENDIME TË GUXIMSHME… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetër“SË SHPEJTI, EKSPORTOJMË ENERGJI NË BE”, RAMA NGA ABU DABI: VENDOSIM NJË TJETËR GUR KILOMETRIK NË RRUGËN TONË DREJT PAVARËSISË ENERGJETIKE