Ministria e Shëndetësisë: 282 testime, 28 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 228 të shëruar në 24 orët e fundit

5 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 282 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lushnje, Përmet, Gramsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Durrës, Divjakë.

Janë 2,215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 228 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,277 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 228
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 282

Testime totale 1,966,080
Raste pozitive 329,075
Raste të shëruara 323,277
Raste Aktive 2,215
Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 977
Fier 231
Shkodër 194
Elbasan 181
Durrës 156
Korçë 153
Vlorë 124
Gjirokastër 58
Berat 58
Dibër 43
Lezhë 33
Kukës 7

Artikulli paraprak(VIDEO) SYTARI: LUTUNI PËR TË VDEKURIT, PËR TË SËMURËT, PËR PRINDËRIT, PËR RININË, KOMBIN E HARMONINË
Artikulli tjetërPROJEKTLIGJI PËR INDEKSIMIN E PAGËS, FLET MONIKA KRYEMADHI: ËSHTË KOHA QË PARATË E SHQIPTARËVE TË…