GREQI
Greqia ka regjistruar shifra më të ulëta nga COVID-19 se sa ditët e mëparshme. 18 viktima dhe 716 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, duke përmirësuar situatën epidemiologjike momentalisht.

Autoritetet më shumë të shqetësuara janë për rastet me variantin britanik, pasi 7 janë zbuluar vetëm sot.

Nga ana tjetër 268 persona trajtohen në intubim nëpër spitalet greke.