Trupa e aktorëve në teatrin “Migjeni” është në ditët e fundit të provave për të sjellë shfaqjen “Big Brother Vip Shkodra” e cila do të vihet në skenë të premten e 8 prillit. Një shfaqje e cila po pritet me padurim nga spektatori shkodran, ku prej një jave janë shitur biletat për 3 netët e para. Kështu thotë regjisori Ismet Drishti, I cili ndjen vlerësim të madh për punën e bërë nisur edhe nga interesi I qytetarëve për të parë parodizimin “Big Brother Vip Shkodra”

Regjisori Drishti shton se kjo shfaqje nuk ka asgjë të përbashkët me “Big Brother Shkodra” të vënë në skenë disa vite më parë.

Ai shton se ka patur vështirësi në sjelljen e shfaqjes në skenë, por rezultati në fund I ka dhënë kënaqësinë më të madhe.

Parodia “Big Brother Vip Shkodra” do të vihet në skenën e teatrit “Migjeni” të premten e 8 prillit, në orën 19:00.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, AMULI: PD-së I JEP ZGJIDHJE VETËM GJYKATA
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E AKTIVITETIT FIZIK