Në prag të ndeshjes Hungari-Shqipëri bëhen edhe bilancet, por këto të fundit nuk janë në favor të kuqezinjve. Në total dy kombëtaret janë përballur 7 herë me njëra tjetrën dhe pavarësisht faktit se një muaj më parë Shqipëria fitoi 1-0 peshorja anon bindshëm nga kundërshtarët.

E fiksuar përjetë në memorje do të jetë ajo humbje 12-0 e pësuar me 24 shtator 1950 në Hungari, ndërsa në përgjithësi 5 ndeshje janë fituar nga kundërshtarët, 1 është mbyllur në barazim dhe një tjetër është është për kuqezinjtë.

Në këto 6 ndeshje të fazës eliminatore, Shqipëria ka fituar 4, nuk ka barazuar asnjëherë dhe ka humbur 2, ndërsa hungarezët, kanë fituar 3, barazuar 1 dhe humbur 2.

Më shumë ka realizuar formacioni i Marko Rosit me 12 shënime, dhe ekipi i Edi Reja me 10 gola. Mbajtja e topit është në favor të hungarezëve ku kanë një mesatare prej 60,8% ndërsa kuqezinjtë kanë 58,5% mbajtjen e topit.

Për kartona të verdhë ekipi i Rejas është me 17 të tillë ndërsa skuadra e Rosit me 12.